Arben Pjeçi i dha fund jetës ditën e sotme në ambientet e Policisë së Durrësit me armën e tij të punës.
Shkak për këtë ngjarje ishte bërë vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Durrësit për pezullimin nga puna, pasi ndaj tij rëndonte vepra penale “plagosje e lehtë me dashje”.
Arben Pjeçi, ishte 57 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe kishte një karrierë 35-vjeçare në radhët e policisë. Zbulohet se policia e ka gjetur Pjeçin në zyrën e tij, nëpërmjet lokalizimit të celularit të tij. Familjarët e tij kishin bërë kallëzim për të kërkuar Pjeçin, pasi ata thanë se nuk kishin marrë lajme rreth tij.
Arben Pjeçi, prej disa kohësh kishte ndërprerë marrëdhëniet me familjen e tij.