FIFA e nderon Brazilin me një çmim të veçantë

FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Mes tjerash, sonte u nda edhe çmimi për ekipin më “Fair Play”, që u fitua nga Kombëtarja e Brazilit.

Kombëtarja e Brazilit u nderua me këtë çmim për qëndrimin e tyre të fuqishëm kundër racizmit.

Në një miqësore kundër Guinesë në qershor 2023, “Seleção” zëvendësoi veshjet e tyre tradicionale të verdha me ato të zeza në shenjë solidariteti me sulmuesin, Vinicius Junior, i cili kishte qenë në qendër të abuzimeve të rënda raciste, sa ishte në aksion me skuadrën e tij, Real Madridin.