Familjarët e pengjeve izraelite protestuan jashtë shtëpisë së Netanyahut

Të afërmit e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në Gaza, kanë protestuar natën e së premtes jashtë shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Protestuesit thanë në një deklaratë se pasi iu lutën qeverisë për 105 për të treguar lidership, familjet tani po kërkojnë hapa të guximshëm për të liruar më shumë se 100 pengje që thuhet se po mbahen ende, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Një anëtar i Kabinetit të Luftës së Izraelit e ka quajtur armëpushimin si mënyrën e vetme për të siguruar lirimin e tyre.

Netanyahu përballet me thirrje në rritje për përmbajtje gjatë luftimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe familjet e pengjeve.