Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor është banori që hyri mbrëmë në “Big Brother VIP”.
Ai ka lindur në Tiranë në 30 mars 1985 dhe jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe djalin.
Violina ka qenë pasioni i tij që në një moshë fare të vogël dhe mund të quhet dashuria e jetës së tij. Falë talentit, përkushtimit dhe devotshmërisë, ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në këtë fushë dhe të jetë një ndër instrumentistët më të kërkuar në tregun muzikor por edhe në evente familjare.
Ish-pjesëtar i grupit të mirënjohur muzikor “Threedots”, Ervini ka kompozuar hite për këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Krahas punës individuale, Ervini është aktualisht pjesë e Batalionit B13, banda e parë e muzikës orientale në Shqipëri (live music në dasma, koncerte)…
Prej 18 vitesh, është praktikant i fesë muslimane dhe falet 5 herë në ditë, teksa shprehet se nuk do ndalet ta bëjë këtë edhe brenda shtëpisë së “BBVIP”. Ai tha se edhe ushqimin e do të ndarë, hallall”.
Nga ana tjetër ka një paralajmërim për banorët: “Rujuni se nuk i dihet!”.