Dua Lipa me ndryshim të madh në pamje

Fillimvitet shpesh vijnë me ndryshime drastike, dhe te ky rregull duket nuk bën përjashtim as Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka surprizuar fansat me një ndryshim drastik të lukut të saj teksa është shfaqur me flokët e lyera këtë herë bjonde.

28-vjeçarja ka postuar në Instagram lukun plot stil nga një studio grimi ku mesa duket ka bërë edhe një prerje flokësh.

Ky ndryshim vjen përpara shfaqjës së filmit të saj të ardhshëm Argylle, film në të cilin luan më këtë pamje.
“Testi i flokëve dhe make up-it për @argyllemovie ~ në kinema më 2 Shkurt!!”, shkruan në Instagram ylli i popit.

Kjo është paraqitja e dytë e Dua Lipës në një film artistik pas debutimit së bashku me John Cena në Barbie.

Filmi do të dalë në kinema më 2 Shkurt 2024 dhe premton të jetë një aventurë plot emocione.