Darko Dodev është zyrtarisht përforcimi i parë i FC Shkupit në merkaton e dimrit. 25 vjeçari me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë deri në vitin 2026, teksa sot është prezantuar nga ana e klubit bardheblu. “Nuk do ti zhgënjej njerëzit që më dhanë shansin të luajë për Shkupin. Jam pritur në mënyrën më të mirë nga bashkëlojtarët, e që me disa prej tyre njihem mirë edhe nga më parë dhe më kanë thënë fjalë të mira për klubin. Sigurisht që një nga arsyet se pse zgjodha Shkupin, është fakti se çdo vit është kandidat për titull dhe shpresoj që këtë vit të shpallemi kampion, sigurisht me shumë punë dhe mund të ecim hap pas hapi”, ka thënë Dodev pasi firmosi kontratën me Shkupin. Kujtojmë se Dodev para transferimit në Çair ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka lujtur edhe me Bregallnicën, Sileksin, Tikveshin dhe Metallurgun.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- I ndaluar me substancë narkotike në Kisella Vodë
- Aksident i rëndë në rrugën Tetovë–Kodër e Diellit, lëndohet rëndë një vajzë 19-vjeçare
- Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata
- Aksident në Kumanovë: Përplasen dy çiklistë të mitur nga Islanda, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane
- Thaçi për vitet që po kalon në Hagë: Jeta nuk rikthehet, por shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë
- Incident i dyshimtë në Kumanovë: Persona të panjohur kërkojnë punonjës të Gjykatës Themelore
- Thaçi nga Haga: Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive më shkëputën nga familja
- Ende nuk është gjetur 16-vjeçarja, ndërpriten kërkimet në lumin Vardar
- Aliu: Filluan aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e disa pjesëve të spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”
- Haradinaj i fton mërgimtarët që të regjistrohen si votues për zgjedhjet komunale