Borë e lehtë në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë që nuk qëndron në rrugë bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë, kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të vogla.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo