Bekim Qoku kundër Albin Kurtit: VV do të garojë në zgjedhje në Maqedoni

Albin Kurti tha se nuk do garojë Lëvizja që e drejton në zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale në Maqedoninë e Veriut që mbahen pas pak muajsh në ndërkohë me tjetër qëndrim ndonëse i të njëjtës Lëvizje si Këshilltar politik Bekim Qoku thotë të kundërtën informon Tetovasot.

Kryeministri i Kosovës, njëherë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e BE-së komentoi edhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut pas zërave se edhe subjekti i tij do jetë pjesë e garës ,por ai e demantoi këtë në Shkup kur tha se partia e tij nuk do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ai bëri të ditur se nuk janë të regjistruar si subjekt në RMV.

“Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë, kemi zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk është që marrim pjesë këtu”, deklaroi Kurti.

Por krejt me qëndrim të kundërt është këshilltari i tij që pavarësisht asaj që tha Kurti , Qoku thotë të kundërtën pa bërë të ditur se është qëndrim i tij personal.

Qoku ka shkruar se në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, shqiptarët do të garojnë në dy blloqe politike:
koalicioni i ri opozitar LEN + VV kundër BDI-së në pushtet.
Ai ështl shprehur se Partitë individuale shqiptare kanë tre mundësi, të dalin në zgjedhje:
1. Me BDI-në,
2. Për BDI-në (nëse dalin vetë), dhe
3. Me LEN + VV.

Ndryshe Bekim Qoku është këshilltar i Albin Kurtit dhe ka qenë bashkë me opozitën në Maqedoni në takimet që zhvilluan në Amerikë .Tetovasot

Bekim Qoku kundër Albin Kurtit: VV  do të garojë në zgjedhje në Maqedoni