Bayerni fiton ngushtë ndaj Augsburgut, mbetet në hap me Leverkusenin

Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë.

Bavarezët triumfuan 2:3 në udhëtim ndaj Augsburgut, në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit gjerman.

Pavlovic kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 23-të, para se Davies të dyfishonte atë në minutat shtesë të pjesës së parë.

Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 52-të nëpërmjet Demirovic, por gjashtë minuta më pas Kane shënoi për 1:3

E në minutën e katërt shtesë, Demirovic shënoi edhe njëherë tjetër, kësaj radhe nga penalltia për 2:3.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Bayer Leverkusen që luan ndeshjen e tij pas pak.

Në anën tjetër, Augsburgu bie në pozitën e 12-të me 21 pikë të grumbulluara.