Bayern Munich i ka bërë një propozim Paris Saint-Germain për të marrë në formë huazimi futbollistin Nordi Mukiele deri në fund të sezonit.
Propozimi i gjermanëve përfshin një opsion blerjeje, me vlerë 25 milionë euro.
Mukiele e mirëpret kalimin në Bundesligë, pasi kërkon të luajë sa më shumë, në mënyrë që të mund të llogaritet nga Didier Deschamps për Kampionatin Evropian të verës së ardhshme.
Por, kjo lëvizje mund të dështojë, pasi që Skriniar pësoi një dëmtim të rëndë, i cili do ta lërë jashtë fushës për disa muaj dhe marokeni Acrah Hakimi do të mungojë gjatë gjithë muajit janar, pasi do të jetë i grumbulluar nga Maroku për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Mukiele u ble nga Leipzigu për 12 milionë euro në vitin 2022.