Barcelona fiton me një gol nga penalltia në minutat shtesë

Barcelona e ka nisur me fitore vitin 2024.

Ndonëse parashihej ndeshje e lehtë për katalonasit, ashtu nuk ndodhi në të vërtetë.

Barcelona fitoi me mund të madh 1:2 në udhëtim ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Ishin vendasit që kaluan në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes nëpërmjet Munir El Haddadit.

E Barcelona përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Fillimisht Ferran Torres barazoi shifrat në minutën e 56-të të ndeshjes.

E krejt në minutat shtesë, Ilkay Gundogan shënoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e tretë, shtatë më pak se Real Madridi dhe Girona që prijnë në renditje.

Në anën tjetër, Las Palmas mbetet i 10-ti me 25 pikë.