Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë. Avionët luftarakë amerikanë do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë në prag të shënimit të një feste antikushtetuese më 9 janar në entitetin e Republikës Sërpska. Në njoftim thuhet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton”. “Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane. Udhëheqja politike e Republikës Sërpska, e udhëhequr nga presidenti i saj, Millorad Dodik, e kërkon zëshëm shkëputjen apo ndarjen e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina. Kjo është kundërshtuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera në Bosnjë e Hercegovinë., njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë. Avionët luftarakë amerikanë do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë në prag të shënimit të një feste antikushtetuese më 9 janar në entitetin e Republikës Sërpska. Në njoftim thuhet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton”. “Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane. Udhëheqja politike e Republikës Sërpska, e udhëhequr nga presidenti i saj, Millorad Dodik, e kërkon zëshëm shkëputjen apo ndarjen e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina. Kjo është kundërshtuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera në Bosnjë e Hercegovinë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tragjedi në Skënderaj, 26 vjeçari bie nga kati i tetë, mjekët konstatojnë vdekjen-nisin hetimet
- Deputetët edhe sot në pushim, nesër kthehen në punë!
- Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy motra
- ASh: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan
- Listat e pavarura, KSHZ me vendime shtesë nëse ka inflacion zgjedhor
- 510 foshnje të lindura në Tetovë këtë vit! Rritje prej 10% në krahasim me vitin e kaluar
- Zjarr i madh në Kumanovë: Digjën vetura, kamionë, autobus, rimorkio dhe minibus
- MPB: Tre persona janë ndaluar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, nuk respektuan as shpejtësinë e lejuar të lëvizjes
- KOSOVË / KFOR-i bëri 80 ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna
- Mickoski: BDI është simbol i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë