Shkruan Prof.dr. Skender ASANI
Ka kohë që në opinionin e këtushëm po “gatuhet” një koalicion me prapaskena që do të sillte në pushtet një shumicë të re parlamentare. Dhe kjo po ndodhë në prag të ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen, si pasojë e marrëveshjeve me Bullgarinë dhe me BE-në për futjen e bullgarëve në preambullën e Kushtetutës së vendit.
Qëllimi i gjithë kësaj fushate të stisur është i dyfishtë: që të minohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe të rrëzohet me çdo kusht kjo Qeveri e cila në fund të mandatit (në 100 ditët e fundit) pritet të ketë një kryeministër shqiptar (sipas Marrëveshjes së Përzhinos).
Por, anarkisëve nuk iu pëlqejnë marrëveshjet. Ata janë armiqë të marrëveshjeve dhe duan të punojnë pa marrëveshje – me dallavere dhe me pazare të natës. Atyre nuk iu konvenon që të ketë Kryeministër shqiptar në këtë vend, prandaj huazojnë metoda të “ruletit rus” për të shantazhuar demokracinë me koalicione nëntokësore që do të kishin efekte mbitokësore. Një Kryeministër shqiptar, për ta don të thotë prishje e ëndrrave dhe planeve destruktive.
Këto metoda janë intensifikuar pas dështimit të planit rus për destabilizimin e veriut të Kosovës përmes barrikadistëve të Vuçiqit. Mickoski dhe Zaevi, një koalicion ky shumë i çuditshëm dhe i dyshimtë, po duan ta kthejnë prapa rrotën e proceseve politike, atje ku shqiptarët ishin konsideruar si monedha kusiritjeje, por jo edhe faktorë stabiliteti, siç dëshmuan në dy dekadat e fundit.
Mickoski dhe Zaevi si duket e paskan harruar kontributin e shqiptarëve në proceset euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut, sidomos në arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe në tejkalimin e barrierave me Bullgarinë. Në stilin e harrestarëve hileqarë ata po duan të na kthejnë në kohën kur shqiptarët nuk kishin në duar as një kokërr faktorizim për t’i ndryshuar gjërat pozitivisht: jo vetëm për statusin e tyre politik-juridik, por edhe për ardhmërinë këtij vendi. Tani kur kemi një situatë krejt tjetër, kur një kuadër shqiptar do të udhëheqë Maqedoninë e Veriut në kryesimin e OSBE-së, kur Parlamenti i këtij vendi drejtohet nga një shqiptar, Zaevi e Mickovski me aleatët e tyre prorus nëpër partiçka të majta, po duan ta zhveshin shqiptarin nga atributet e shtetformimit dhe shtetndërtimit, duke ia mohuar të drejtën për të qenë drejtues në njërin nga postet kryesore – President, Kryeparlamentar, Kryeministër.
Nuk e paskemi ditur që konstruktiviteti politik i shqiptarëve qenka pengesë për realizimin e planeve destabilizuese kundër demokracisë në këtë vend. Këtë po e dëshmon realiteti me të cilin opinion publik po ballafaqohet ditëve të fundit, ku në sipërfaqe po del një tendencë djallëzore për të defaktorizuar politikisht shqiptarët. Por, këta planifikues amatorë kanë harruar se defaktorizimi i shqiptarëve shpie në destabilizim të Maqedonisë së Veriut. Defaktorizimi i shqiptarëve është baraz me futjen e Maqedonisë së Veriut në zonën gri anti-NATO dhe në ujërat e turbullta të de-evropianizimit, një aspiratë kjo aq shumë e parapëlqyer nga Kremlini.
Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, kurse shqiptarët me bashkëqytetarët e tyre maqedonas dhe të tjerët tash më i kanë vendosur spirancat e tyre në brigjet e civilizimit euro-atlantik. Sa më afër këtyre brigjeve, aq më e largët bëhet distanca me të gjithë ata që nxisin destabilizim në këtë vend.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kurtulmush: Synim real është qarkullimi tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë të arrijë në dy miliardë dollarë
- KQZ-ja pritet t’i certifikojë sot 17 subjekte politike
- BDI nuk do të heshtë përballë skandaleve në Klinikën e Fëmijeve (VIDEO)
- LSDM: Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë dhe Toshkovskit për ikjen e Grubit
- VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan kaos total nëpër institucione
- VLEN: Shëndetësia me BDI-në ishte torturë për qytetarët
- BDI: Hipokrizia e “S’Vlen” ndaj Diasporës Shqiptare
- Sekuestrohen armë të ftohta në tregun e automjeteve, intervistohen katër të dyshuar
- Memedi: Kur BDI ishte në pushtet- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 3 herë më e lartë se këtë vit
- Kurti ua kërkon mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë…