Policia greke ka arrestuar të shumëkërkuarin Ralf Feruku. 48-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje dhe mësohet se është shok i Alket Rizait. Ai është ndaluar në Aeroportin e Athinës.
Kontrolli në sistem zbuloi se ndaj tij kishte një urdhër ndalimi dalje nga Greqi si dhe një urdhër arresti për “vrasje me qëllim” dhe “shpërthim eksplozivi”
Më konkretisht, ai akuzohet për një shpërthim të ndodhur në fund të vitit 2014 në një makinë smart në lëvizje në Attiki Odos pranë aeroportit, që çoi në vdekjen e një 35-vjeçar shqiptar.