Shkruan: Blerim Hyseni
Antikorrupsionerëve sot iu paska kujtu, pra në fund të mandatit 5 vjeçar të rrisin tonet dhe mospajtimet etnike! Iu deshtën 5 vjet, apo u bënë që spo e dijnë,iu mbetet në ndërgjegjen e tyre.
Sdi a ka fillu fushatë edhe në këtë institucion, por njërit anëtar shqiptar të këtij Komisioni iu deshtën 5 vite për ta kuptu misionin e kryetarës si gjuajtëse e shtrigave!
Madje këtij anëtari shqiptar i dilnin damarët pa qenë i vetëdishëm për kurthet në misionin e tij gjoja “transparencë”!
Për çudi damarët i dolën edhe sot, gjoja duke mbrojtur BALANCERIN, por për herë të parë në mbledhjen e fundit të mandatit të tij! Kurbani nuk trashet natën e fundit themi nga Kumanova.