Xhemail Abdiu nga Lëvizja Anti-bixhoz, nëpërmes një deklarate për portalin indeks.mk ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë në çështjen e ligjit për dislokimin e bastoreve dhe kazinove.
Sipas tij, kjo është një punë që ka filluar dhe jep shenja pozitive.
Megjithatë, Abdiu shton se në të ardhmen do duhet të ndryshohet që të rritet edhe më shumë distanca.
Shton se VMRO-ja mbron intresat e palës tjetër dhe për faj të asaj politike të “gabuar” të opozitës vendi është bërë një pikë e zezë në Ballkan.