Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në aksidentin që ndodhi mes dy automjeteve sot në rrugën Prishtinë – Mutivodë.
Këtë lajm e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në rrugën në Prishtinë – Mutivodë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti