Me mbështetjen e pushtetit ë dhe opozitës, Kuvendi zgjodhi përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit. Me 97 vota, kryetare e re e këtij Komisioni u zgjodh Tatjana Dimitrovska. Ajo do të marrë pozitën e Biljana Ivanovskës më 8 shkurt të vitit të ardhshëm. Dimitrovska është ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin shtetëror të revizionit. Anëtarë të ri të Komisionit janë revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri, pastaj gjykatësja Sofia Spasova-Medarska si dhe dy këshilltarët e mëparshëm Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili. Për këto pozita janë paraqitur 41 kandidatë. Më 23, 24 dhe 25 nëntor ata u intervistuan nga komision zgjedhor në Parlament.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Debat rinor “Arti i të krijuarit, arti i fjalës së bukur”
- Shaip Kamberi: Vazhdon përndjekja institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi
- Dokumente të falsifikuara dhe manipulim në TEC Manastir, policia ngre kallëzim penal
- Adnan Azizi: Safe City parandalon aksidentet dhe shpëton jetën!
- Ademi: Ditën kur BDI tha “JO” për projektin “Safe City” në formën e propozuar, u aktivizua refleksi i njohur i pushtetit: jo argumente, por shpifje; jo përgjigje, por trillime
- Operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027, do të ketë rrjetin e vet 5G
- Osmani nga Davosi: Liberalizimi i vizave me Singaporin, hapi i radhës
- Filkov: Rasti i 350.000 eurove me gjyqtarin e apelit nuk është vetëm një skandal, por është një simbol i dobësisë së thellë sistemike
- “Safe City”, Aleanca për Shqiptarët do ta ankimojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
- Iseni: Nga 1 shkurti nis “Safe City”, siguria e qytetarëve po bëhet realitet