Vladimir Radivojeviq i njohur si “Mami” është në Listën e Kuqe të Interpolit

Edhe Vladimir Radivojeviq i njohur si “Mami” është në Listën e Interpolit së bashku me Milan Radoiçiqi dhe disa të tjerë në listën e të kërkuarve, njoftimi i INTERPOL-it dhe “gjykimi në mungesë”.

Ditë më parë u bë e ditur se INTERPOL ka përfshirë në listë të kuqe Milan Radoiçiqin, ish nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Dukagjinin e kishte konfirmuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Ministri Rashiq bëri të ditur për Dukagjinin se urdhri për flet-arrest është lëshuar me ndërmjetësimin e UNMIK-ut, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Çka është “Red Notice” që INTERPOL-i i lëshon për personat në kërkim

Në njoftimin e INTERPOL-it thuhet se një “Red Notice” paralajmëron policinë në mbarë botën për të arratisurit e kërkuar ndërkombëtarisht

“Kriminelët mund të ikin në një vend tjetër në përpjekje për t’i shmangur drejtësisë. Një “Red Notice” paralajmëron policinë në mbarë botën për të arratisurit e kërkuar ndërkombëtarisht”.

Një “Red Notice” është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo