Vëllazërimi nga Sllatina fiton sërish, siguron titullin kampion vjeshtorë

Vëllazërimi ka fituar në xhiron e 11 në derbin lokal kundër Jehonës 3:1 në stadiumin e Komunës së Tearcës informon Tetovasot.

Një ndeshje e një niveli të lartë e të dy skuadrave me përvojë para një publiku të shumtë u ka takuar vendasve të Vëllazërimit që ngjiten në kuotën e 28 pikëve,akoma pa një humbje në këtë kampionat që e bëjnë atë njërin ndër konkurrentët serioz për titull.
Në përfundim të sezonit vjeshtor kanë mbetur edhe dy xhiro .
Në lëtë ndeshje dy supergola ka shënuar Samir Xheladini dhe një tjetër Bajram Memedi.
Tjetër ndeshje derbi këtë javë është ajo midis skuadrës ES dhe Dobroshti që luhet në Kamjan ndërsa të dy ekipet kanë nga 20 pikë dhe ndajnë vendin e dytë dhe të tretë.
Të premten skuadra e Renovës mundi Pirokun 2:1.Tetovasot