I.Ç., 72-vjeçar ka vdekur të dielën në një autobus të Trafikut Urban në Prishtinë.
Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku, tha për Gazetën Express se pacienti ka arritur në klinikë pa shenja jete.
Viktima dyshohet se ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo shkaqet e vdekjes do të konfirmohen nga Mjekësia Ligjore.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur. Viktima mashkull, menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdejka e tij”, tha Ahmeti për Express.
“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, shtoi ajo.