Ndërsa greva po vazhdon në Qendrën Shtetërore të Provimeve për rritje të pagave për 25 %, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri këtë e vlerëson si praktikë jo shumë të mirë. Sipas Shaqirit, gjithsecili po mundohet të shfrytëzoj një mekanizëm kushtëzimi për të arritur deri të qëllimi i caktuar. Shaqiri tha se Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve tashmë u është ofruar një zgjidhje nga Ministria e Financave por e njëjta nuk është pranuar. Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve një ditë më parë sërish ka aktivizuar grevën për të kërkuar rritje të pagave për 25 %. Rritja që ata kërkojnë duhet të vlejë për të gjithë punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve që organizojnë testimet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo grevë nuk do të jetë pa pasoja. Aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje janë: provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë profesional ku janë 700 kandidatë të regjistruar.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Denoncim për dëmtim xhami automjeti në autostradën Kumanovë–Shkup
- Mickoski: Po bëhen përpjekje mbinjerëzore për të vënë nën kontroll zjarrin në rezervatin “Jasen”, falënderim zjarrfikësve
- Spitali i Tetovës: Konkursi për specializantët pezullohet
- Stevçja “çuditet” me Besar Durmishin: Oh moj nanë sa analfabet që është
- Dy persona nga Cërnilishta dhe Debreshta akuzohen për mbajtje të paligjshme të armëve
- I moshuari gjendet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës, rrethanat mbeten të paqarta
- Ibrahimi: Me kënaqësi mora pjesë në jubileun e 100 të dhurimit të gjakut
- GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit
- Fetai: Gjuha jonë e punës në koalicion VLEN është gjuha shqipe
- Një muaj paraburgim për Kolshin që pranoi se vrau Bajraktarin