U përplas me motor nga një 17-vjeçar në Belësh, vdes në spital e moshuara

Vdes në spital e moshuara e aksidentuar nga një adoleshent 17 vjeç në aksin Belsh-Grekan.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor “Belsh-Grekan”.

Motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

kujtojmë që një tjetër aksident me vdekje ndodhi po sot në aksin Cërrik-Belsh pasi një motor u përplas me një automjet ku humbi jetën në vend drejtuesi i motorit.