Rajoni dhe bota përballen me lajme të shumta të rreme dhe se viktima më të shpeshta janë grupmoshat e reja, andaj nevojitet edukimi mediatik që të rinjtë të dinë të vërtetojnë faktet. Kjo u tha nga eksperti austriak dhe vendor në tryezën për të rinj, sa i përket edukimit mediatik, që u organizua nga Këshilli i etikës, i mediave në vend, në bashkëpunim me Këshillin e mediave nga Austria.
“Gazetaria profesionale ndjek principe si faktet respektojnë etikën dhe mosdiskriminimin. E dimë se në rrjete sociale mund të gjejmë lajme të ndryshme, por ka lajme me prapavijë të keqe dhe të rinjtë bien pre e këtyre lajmeve pasi që rrjetet sociale kanë algoritme të tilla dhe janë klikime. Andaj ne mundohemi të mësojmë të rinjtë se si punojnë mediat dhe si të ndajnë gazetarinë e mirëfilltë dhe artikujt e rremë.”, – deklaroi drejtori i Këshillit të medieve, Austri, Aleks Varzilek.
Spaseska-Georgievska: Gazetaria spekulative bëhet për klikime
“Fëmijët dhe të rriturit duhet të dinë se çka është gazetari spekulative që është vetëm për klikime dhe shpërndajnë tituj sensacional e që në thelb flitet për rast serioz. Andaj këto projekte janë për të rinjtë që akoma nuk kanë arritur edukimin mediatik. Dezinformatat në vend janë të pranishme varësisht periudhave, nëse jemi në prag zgjedhor, sigurisht se do të kemi lajme të rreme politike e që më pas politika shfrytëzon dhe çështjet etnike dhe religjioze.”, – theksoi drejtoresha e Këshillit etik të medieve, Biljana Spaseska-Georgievska.
Nxënësit pjesëmarrës theksuan nevojën për më shumë trajnime të tilla, pasi që vlerësojnë se grupmosha e tyre është më prezente në rrjete sociale, si dhe shpesh bien pre e dezinformatave dhe qëllimeve të grupeve të caktuara.
“Sinqerisht është shumë e nevojshme për ne të rinjtë, sepse ne lexojmë artikuj dhe besojmë. Në këtë ligjëratë ne mësuam se fillimisht duhet të vërtetojmë dhe më pas të besojmë.”, – u shpreh nxënësja, Ines Bajo.
“Shpesh herë kur shohim ndonjë lajm ne nuk mendojmë se a është lajm i vërtet dhe nga çfarë burimesh rrjedh, por vendosim t’i besojmë.”, – tha nxënësi, Bogdan Rajkovski.
“Më shumë mësuam se si keqpërdoren rrjetet sociale dhe artikujt gazetareske për të rrënuar imazhin personal apo për të diskriminuar një grup të caktuar, qoftë etnik religjioz apo ndonjë grupmoshë.”, – theksoi nxënësja, Anika Vasilevska.
Ngjarja ishte pjesë e projektit Këshilli i mediave në erën digjitale, në bashkëpunim me universitete evropiane dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve.