Sulm i rëndë në Prangë, raportohen disa të vdekur, policia apel qytetarëve: Mos dilni nga banesat!

Këto janë pamjet që vijnë nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Pragës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur.

Ende nuk dihet bilanci i saktë dhe arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë, por sipas BBC, policia ka njoftuar se autori i dyshuar i sulmit ka mbetur i vdekur gjatë tentativës për ta arrestuar.
Ndërkohë po ashtu autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve, që ndodhen pranë Universitetit të Karlit, të mos dalin nga banesat deri në një njoftim të dytë, kur situata të jetë nën kontroll.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo