Spalletti: Di gjithçka për Shqipërinë, shpresoj të mos jenë në formë në qershor

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano Spalletti komentoi shortin, duke vlerësuar jo pak edhe kuqezinjtë.

E nisni ndaj Shqipërisë…

Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .
A jeni i kënaqur me grupin?

Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.