Sot luhen pesë ndeshjet e fundit të gjysmësezonit në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Struga Trim Lum si lidere aktuale, por edhe kampione në fuqi, në ndeshjen e fundit për këtë vit në kampionat, do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. Skuadra e Shpëtim Duros pretendon që me fitore dhe në vendin e parë ta mbyll gjysmësezonin 2023/24.
Shkupi në këtë xhiro luan në Strumicë kundër Brerës, teksa Shkëndija në Tetovë do të pret Sileksin.
Gjithashtu në program të kësaj dite janë edhe takimet Voska Sport – Rabotniçki dhe Vardari – Tikveshi.
Të gjitha këto ndeshje në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Maqedonisë luhen sot dhe nisin nga ora 13:00.