Sot hidhet shorti për Euro 2024, Shqipëria mëson kundërshtarët e saj pas kualifikimit historik

Sot do të hidhet shorti i fazës së grupeve për kampanjën e Evropianit “EURO 2024” në Berlin.

Përveç Gjermanisë nikoqire, 20 skuadra janë kualifikuar tani për turneun e verës së ardhshme, në mesin e të cila është edhe Shqipëria dhe tre vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it në mars.

Ekipet konkurruese do të zbulojnë fatin e tyre në fazën e grupeve në orën 18:00 më 2 dhjetor, kur topat do të tërhiqen në Elbphilharmonie të Hamburgut.

Tre vendet e fundit përcaktohen përmes play-off-eve të vendosura që do të luhen në mars 2024. Dymbëdhjetë skuadra konkurrojnë në play-off, bazuar në performancat e tyre në Ligën e Kombeve 2022/23.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të shortohen me nga një skuadër në grup të secilës prej tre vazove të tjera.