Skandal/ Pacientet me dializë në Tetovë i fusin nga garazha (VIDEO)

“Do të vdesim, nuk hyjmë në dializë” kështu sot protestuan pacientët me dializë sot në Tetovë.
Pacientët që vuajnë nga dializa, përpos vështirësive që u sjell kjo sëmundje, përballen edhe me probleme të shumta që vijnë si pasojë e shërbimeve jo cilësore.

Sipas tyre kushtet në qendren e re janë katastrofale. Nuk ka koridore për pritje, nuk ka ulëse, hyrja bëhet nga garazha.
“Shikoni ka na çojnë, në këtë teposhtzën, unë smund të eci, jam sakat edhe nga sytë edhe nga këmbët” thotë një pacient, për TS.
“Si do ecish shikoni qeset e plastikës me gjak, pastaj do thonë jemi infktu jashtë diku jemi me grip, katastrofë kushtet” thotë një pacient tejetër për TetovaSot
“Do të vdesim dhe nuk do të hyjmë në dializë, sot protestojmë edhe nesër do të protestojmë deri sa të rregullohen kushtet” thotë tjetri.

Nga ana tjetër një përfaesues i kësaj qendre thotë se brenda 20 ditëve do të rregullohen kushtet.

Viteve të fundit, numri i personave të prekur nga sëmundjet e veshkave është në rritje. Sëmundjet e veshkëve me kalimin e kohës të dërgojnë drejt hemodializës ose në transplant renal.

Vlen të theksohet se qendrat për Dializë në Maqedoni janë të kompanive private. Kompania Diamed Maqedonia ka pasur mbi 20 qendra për Dializë në Maqedoni deri në vitin 2034 ndërsa disa qendra tjera i ka pasur kompania e Orce Kamcevit./TS/