Shkupi ka fituar derbin ndaj Shkëndijës me rezultat 1:0 në takimin e luajtut sot në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e futbollit vendor. Trapanovski doli të jetë heroi i Shkupit, pasi realizoi golin e vetëm dhe të fitores kundër Shkëndijës në minutën e 37-të, rezultat ky që nuk ndryshoi deri në fund të derbit. Në ndeshjet tjera, Struga Trim Lum fitoi me përmbysje 3:2 në Kavadar ndaj Tikveshit, Voska Sport barazoi 2:2 me Bregallnicën, përderisa edhe Gostivari e mbylli me barazim 1:1 takimin me Sileksin në Kratovë, teksa Rabotniçki falë Ermedin Ademit fitoi ndaj Brera Strumicës. Xhiroja e radhës dhe e 18-ta në elitën vendore do të zhvillohet me 10 dhjetor. /SHENJA/
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Horor në Kragujevc: Nxënësi hyn me pushkë dhe gjuan brenda shkollës, ka të plagosur
- Marihuanë dhe bluajtëse në një Mercedes, arrestohen dy të rinj nga Gostivari
- Ali Ahmeti letër të hapur Jeton Shasivarit!
- Grabitje e madhe në Prishtinë: Hajnat dyshohet se vodhën mbi 275 mijë euro në kompaninë “M-Technologie”
- Katari: Lindja e Mesme nuk mund të përballojë një tjetër përshkallëzim SHBA-Iran
- Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit
- Mickoski: Do të miratohet ligj i posaçëm për banesa 20% më të lira për çiftet e reja, kompanitë e ndërtimit fitojnë me 3.000 euro për m² të banesës
- Në pranga 4 persona për armëmbajtje, mes tyre 2 ushtarakë dhe një gardist
- Vaksinimi kundër gripit sezonal vazhdon – deri më tani janë vaksinuar 28.035 qytetarë
- Bekim Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate