Shkupi ka fituar derbin ndaj Shkëndijës me rezultat 1:0 në takimin e luajtut sot në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e futbollit vendor. Trapanovski doli të jetë heroi i Shkupit, pasi realizoi golin e vetëm dhe të fitores kundër Shkëndijës në minutën e 37-të, rezultat ky që nuk ndryshoi deri në fund të derbit. Në ndeshjet tjera, Struga Trim Lum fitoi me përmbysje 3:2 në Kavadar ndaj Tikveshit, Voska Sport barazoi 2:2 me Bregallnicën, përderisa edhe Gostivari e mbylli me barazim 1:1 takimin me Sileksin në Kratovë, teksa Rabotniçki falë Ermedin Ademit fitoi ndaj Brera Strumicës. Xhiroja e radhës dhe e 18-ta në elitën vendore do të zhvillohet me 10 dhjetor. /SHENJA/
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bozhinovska–Varnes: SHBA me mbështetje të fuqishme për reformat dhe zhvillimin e sektorit energjetik
- A do të përfundojnë këtë vit lojërat e prapaskenave politike ?
- Policia gjen granata dore dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në veri
- Elita Zylbeari Masha bëhet Doktore e Shkencave të Mjekësisë, shqiptarja e parë që doktoron në fushën e Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë
- Mori veturën “rent a car” në Shkup dhe e shiti në Tetovë: Kallëzim penal ndaj 46-vjeçarit për mashtrim
- Lirohet mësimdhënësi për rastin e dhunës në shkollën “Pavarësia”
- LSM nesër do t’i bllokojë Odën Ekonomike , Organizatën e Punëdhënësve dhe Konfederatën e Biznesit
- Avokati i Thaçit: Dëshmitarët ndërkombëtarë informoheshin nga inteligjenca, pretendimi i Prokurorisë se s’dinin, karakteristikë e veçantë
- Sali – Columbia: Thellim i bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara për mbështetje të reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm
- 48-vjeçari nga rrethina e Gostivarit sulmon fizikisht gjyshin 90-vjeçar