Shkon në dy numri i të vrarëve në Çellopek, i plagosur edhe një tjetër si i dyshuar i kësaj vepre (VIDEO)
Ka shkuar në dy numri i të vrarëve në Çellopek të Komunës së Bërvenicës, një ngjarje që ka shokuar opinionin informon Tetovasot.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ndërsa gazetari i TS që është në vendin e ngjarjes pritet të jep informacione të tjera rreth këtij rasti shumë të rëndë në ndërkohë që sipas tij prej informacioneve jo zyrtare është edhe një i plagosur që është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe që i njëjti dyshohet që të jetë edhe kryerësi i këtij akti të rëndë të vrasjes së trefishtë . Në vendin e ngjarjes janë shumë forca të mëdha policore në ndërkohë që ata pritet të japin edhe variantin zyrtar të kësaj tragjedie .Sipas informacioneve të para flitej se janë vrarë dy persona të të njëjtës familje por akoma nuk dihen shkaqet dhe motivet. Gazetari i TS ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do të jep më shumë detaje në vazhdim.
Ende nuk dihen arsyjet e vrasjes, policia dhe prokuroria po punojnë për të zbardhur rastin./TS/
Lajmi në përditësim.