Shkolla dhe biznese mbyllen për t’u solidarizuar me Gazën

Për të treguar solidaritet me Gazën, shumica e dyqaneve, shkollatve, universiteteve dhe bizneseve janë mbyllur në të gjithë Bregun Perëndimor.

Bëhet e ditur se edhe në Jordani shumë dyqane dhe vende pune i janë përgjigjur thirrjes për një grevë globale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pasi ShBA vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, aktivistët palestinezë filluan të bëjnë thirrje për një ditë veprimi për të rritur presionin ndaj Izraelit.