Shkoi në Korçë për të festuar me shokët, 18-vjeçari nga Durrësi hidhet nga nga kati i 9 i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, në mbrëmjen e Krishtlindjes. Mësohet se një 18-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur kati i 9 i një pallati, në zonën ku ndodhet terminali i qytetit juglindor.

Sipas informacioneve paraprake, 18-vjeçari me inicialet G.M., kishte shkuar në Korçë për të festuar me disa miq të tij dhe kishin marrë me qira një nga hyrjet e pallatit. Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, ai është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend.

“Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij”, sqaron policia.

Në informacionin paraprak për ngjarjen, uniformat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore, pasi dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, janë shoqëruar nga policia të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave që çuan 18-vjeçarin drejt vetëvrasjes.