SHBA, roja humb ndjenjat teksa ruante arkivolin e ish-kryetares së drejtësisë Sandra Day O’Connor (VIDEO)
Një roje që ruante arkivolin e Sandra Day O’Connor në Gjykatën e Lartë të SHBA-së humbi ndjenjat, teksa rrëzimi i saj u transmetua drejtpërdrejt në televizionin amerikan.
O’Connor, e cila ishte anëtarja e parë femër e Gjykatës së Lartë të SHBA, vdiq më 1 dhjetor në Phoenix, Arizona në moshën 93 vjeçare nga komplikimet me demencën dhe sëmundjet e frymëmarrjes.
Funerali i saj, u zhvillua dje, në sallën kryesore të Gjykatës së Lartë, ku shumë personalitete – përfshirë Kamala Harris – bënë nderimet e tyre dhe i dhanë lamtumirën gruas së rëndësishme.
Në pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Gjykata e Lartë, një roje femër që qëndron pranë arkivolit shihet duke u rrëzuar, ndërsa ende nuk dihen arsyet pse humbi ndjenjat.
WATCH: Honor guard collapses while Sandra Day O’Connor lies in repose at the U.S. Supreme Court pic.twitter.com/6IMFgjEsei
— BNO News (@BNONews) December 18, 2023