Shaqiri: Arsimi është segment i rëndësishëm për tejkalimin e barrierave etnike, po punojmë vazhdimisht për përmirësimin e integrimit ndëretnik
Republika e Maqedonisë së Veriut është shoqëri multietnike dhe multikulturore që synon mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëjetesën e përbashkët të bashkësive, me njëri-tjetrin dhe jo njëri krahas tjetrit. Ndërtimi i shoqërisë me më pak barriera etnike është sfidë serioze ndërsa arsimi është segment i rëndësishëm për tejkalimin e saj, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në prezantimin e konstatimeve të Hulumtimit për perceptimet, mendimet dhe qëndrimet për integrimin ndëretnik dhe kohezionin në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt sot në Shkup.
Hulumtimin e realizoi Instituti për Shkenca Shoqërore dhe Humane – Shkup, në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në fund të vitit 2022.
Ministri Shaqiri theksoi në procesin edukativo-arsimor janë përfshir aktivitete dhe përmbajtje të shumta që promovojnë ndërkulturalizmin
„ Sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, qëllimet për integrim ndëretnik janë të inkorporuara në programet mësimore, shkollat realizojnë aktivitete në këtë drejtim, ekipi për integrim ndëretnik në arsim ofron mbështetje për mësimdhënësit për inkorporimin e qëllimeve të arsimit për integrim ndëretnik në planet mësimore, shkollat udhëheqin politikë ndaj respektimit të multikulturalizmit dhe bashkëpunimit ndëretnik, planifikojnë dhe zbatojnë aktivitete të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore me grupe etnikisht heterogjene. “, shtoi ministri.
Me qëllim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera të cilët punojnë në integrimin ndëretnik në arsim, të kryejnë planifikimin përkatës të programit, duhet të dinë efektet e masave të ndërmarra, aktiviteteve, iniciativave dhe projekteve për integrimin ndëretnik dhe kohezionin në arsimin fillor dhe të mesëm.
Pikërisht ky është qëllimi i Hulumtimit, përmes konstatimeve të shohim se deri ku jemi, ndërsa përmes rekomandimeve – ku të vazhdojmë “, u shpreh Shaqiri.
Ky është hulumtimi i dytë, pas hulumtimit të vitit 2017, i cili është realizuar tek nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, bashkëpunëtorët profesional dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, në gjuhët maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake.
Ministri shprehu falënderim të madh për Misionin e OSBE-së në Shkup, i cili e mbështeti hulumtimin, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme i cili zgjati pothuajse një dekadë, në drejtim të forcimit të kohezionit social dhe promovimit të arsimit të integruar.