Historia do të shkruhet në Premier League kur zyrtarët Rebecca Welch dhe Sam Allison do të ndajnë drejtësinë këtë muaj.
Welch do të bëhet gjyqtarja e parë femër për një ndeshje të Premierligës kur të gjykojë ndeshjen e Fulham kundër Burnley më 23 dhjetor.
Allison gjithashtu do të marrë drejtimin e një ndeshjeje të elitës së futbollit anglez më 26 dhjetor, duke gjykuar Sheffield Utd kundër Luton.
Kësisoj ai bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë që ndan drejtësinë në një ndeshje të Premierligës pas 15 viteve.