Real Madridi ka shënuar fitore të mundimshme, por mjaft të vlefshme sonte në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan në udhëtim 0:1 ndaj Alaves në një përballje që nuk u doli aq e lehtë sa mendohej.
Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, kurse punët për madrilenët u përkeqësuan në minutën e 54-të kur Nacho Fernandez u ndëshkua me karton të kuq.
Por, në minutën e dytë shtesë, Lucas Vazquez realizoi për t’ia dhënë tri pikë shumë të mëdha ekipit të tij.
E me këtë fitore, Real Madridi e mbyll vitin 2023 në pozitën e parë në tabelë me 45 pikë, aq sa ka edhe Girona në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Alaves bie në vendin e 16-të me 16 pikë të grumbulluara.