Komiteti Olimpik Kombëtar Shqitar (KOKSH) organizoi këtë të shtunë një mbrëmje gala ku nderoi yjet e sportit, që shkëlqyen gjatë vitit 2023. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se vendi ynë jep shpërblime ndër më të lartat në Europë.
“Të gjithë sportistët që arrijnë rezultatet, nga ato modeste deri te më të rëndësishmet, shpërblehen dhe përfshihen në një sistem. Të gjithë kampionët kanë një vend të nderuar në Shqipëri.
Shpërblimet për rezultatet dhe arritjet janë ndër më të lartat në Europë. Vetëm kështu kemi bërë të mundur që të vijnë sportistë edhe nga vende tjera, që të konkurrojnë me flamurin shqiptar. Kjo gjë është bërë në vendet e mëdha.
Një rëndësi të veçantë Rama i dha edhe bashkëpunimit me FSHF-në, për t’i krijuar kushtet më të mira Kombëtares gjatë elimintoreve dhe në finalet e Europianit.
“Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Europianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces. Në emër të të gjithëve ju, falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij.
Falënderoj presidentin e Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e përgjithshëm. Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian. Kështu grek italian shqiptarë jemi në një familje kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq. Nëse grekun dhe italianin do t’i leme siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e FSHF. Edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësi shqiptare”, u shpreh Kryeministri.