Është sulmi më i madh i Hamasit deri më tani i zbuluar nga ushtria izraelite, shkruan “Times of Israel”.
“Ky është tuneli më i madh që kemi zbuluar deri më tani. Ishte një projekt madhor. Vlerësojmë se është 50 metra i thellë dhe katër kilometra i gjatë dhe kemi gjetur gjithashtu të ruajtura RPG (granata me raketa) dhe AK-47 (pushkë). Tunele më të vegjël të çojnë nga atje”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i IDF.
Sipas Financial Times, tuneli fillimisht zbret ngadalë dhe ka dritë natyrale të mjaftueshme për të parë muret e betonit të armuar, një lëmsh kabllosh elektrike dhe një tub ventilimi të varur nga muri.
Tashmë 30 metra më tutje ajri bëhet i ngrohtë pasi tuneli bie në errësirë. Ai zbret edhe disa metra përpara se të bashkohet me rrjetin e gjerë nëntokësor të tuneleve të gërmuara nga Hamasi nën Gaza.
The IDF reveals footage obtained from the Gaza Strip showing senior Hamas commander Muhammed Sinwar, the brother of Hamas leader Yahya Sinwar, in a car driving through the major tunnel revealed earlier today by the military. pic.twitter.com/PPr0jOSKSp
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 17, 2023