‘Pse i xhiron gomat’, kërcet arma në Tiranë, 33-vjeçari qëllon drejt dy vëllezërve

33-vjeçari Jetmir Koleci, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve Ilir Halili, 45 vjeç, dhe Astrit Halili, 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, 24 dhjetor në rrugën “OSBE”, në Kamëz. Policia njofton se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti banal pasi Koleci kishte xhiruar gomat.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.