Policia e Kosovës: Tri vajza janë zhdukur gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar dy persona të zhddukur.

Në rastin e parë, thuhet se një person ka raportuar në polici në Gjakovë të martën, se viktima femër, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Ndërsa, në rastin e dytë, thuhet se në të njejtën ditë, në Gjilan, një person ka raportuar se dy familjaret e tij kanë dalë nga shtëpia, dhe nuk dihet se ku janë.

Policia thotë se për të dy rastet janë duke vazhduar hetimet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo