“Perandori” turk merr drejtimin e klubit legjendar grek

“Perandori” i futbollit turk, Fatih Terim, i cili ka pas vetes një karrierë të madhe në skenën e futbollit europian, pritet që nga nesër të marrë drejtimin e klubit legjendar grek, Panathinaikos.

Presidenti i të gjelbërve të Athinës, Giannis Alafuzos ka vendosur të shkarkojë Ivan Jovanoviçin pas 2 vite e gjysmë në pankinë, për ta zëvendësuar me trajnerin turk.

Tekniku 70-vjeçar madje ka konfirmuar “ortekun” e raportimeve të mediave në Turqi dhe Greqi, duke thënë se nesër do të jetë në Athinë

Pas tweet-it fillestar të gazetarit turk që ndezi rrjetin, erdhi deklarata e vetë Terim, i cili i konfirmon gazetarit Ertuğrul Özkök marrëveshjen për kontratë me afat 1 vit e gjysëm me Panathinaikos.

“Po, është e vërtetë. Ata erdhën dje dhe ne ramë dakord. Unë do të shkoj në Athinë në mëngjes. Do jem në stërvitje pasdite”, tha ai.