Pas skandalit me dializën në Tetovë, Mexhiti: “Unë kam fjetur rahat” (VIDEO)

Pas skandalit me Dializën e Tetovës  të publikuar në portalin TS, sot është pyetur ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti se si i komenton këto pamje tmeruese ku shumë pacient ditë më parë protestuan për kushtet ekstreme.

I pyetur nga gazetari i TS, se a ka fjetur rahat pas atyre pamjeve, Mexhiti u shpreh se ka fejtur mirë pasi ai dhe ekipi i tij janë kujdesur dhe kujdesen për pacientet.

“Shumë rahat kam fjetur, nuk e ke idenë se sa rahat kam fjetur. E kam shpirtin rahat sepse e di se kush jam. Sa i përket dializës nuk janë të vërteta ato informacione të gjitha janë gënjeshtra. Janë hapësira shumë moderne, nuk është komplet janë hapësira shumë të mëdhja dhe shumë komod” u shpreh Mexhiti për TS.

Nga ana tjetër pacientët me dializë nuk pranonin të hospitalizohen pasi ata u futeshin nga garazha ku shumë prej tyre ishin të palëvizshëm andaj edhe portestuan ditë më parë

Ndryshe drejtori i Fondit Shëndetësor sot nuk mori pjesë në Spitalin e Tetovës dhe nuk dihet nëse ai do të paguaj kompaninë e Orce Kamcevit, pasi  dializën e Tetovës e menaxhon kompania Sistina. /TS/