Hungaria i ka bllokuar 50 miliardë euro ndihmë të Bashkimit Evropian për Ukrainën, duke vendosur veton e saj.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas bisedimeve të së enjtes në Bruksel tha se përmbledhja e “ndërrimit të natës: veto për paratë shtesë në Ukrainë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se udhëheqësit e BE-së kanë thënë se negociatat për ndihmë ndaj Ukrainës do të rifillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.
Bllokimi i ndihmës u bë menjëherë pasi liderët e BE-së vendosën të hapin bisedimet për anëtarësimin me Ukrainën dhe Moldavinë dhe t’i japin Gjeorgjisë statusin e kandidatit.
Ukraina po kërkon gjithashtu në mënyrë të dëshpëruar miratimin e një pakete ndihme të mbrojtjes prej 61 miliardë dollarësh nga ShBA-të, por ky vendim po vonohet gjithashtu për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha midis përfaqësuesve demokratë dhe republikanë.