SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për mediat bëri bilancin e arritjeve të vitit 2023. Ai u ndal tek sistemi në drejtësi, ndërsa i inkurajoi atë të godasë cilindo person, i cili është përfshirë në paligjshmëri.
“Përgjegjësia qeverisëse patjetër që është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është individuale me secilin, Nuk ka përgjegjësi të ndarë kur është fjalë për individë, të cilët abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe që përpiqen të ftojnë duke shfrytëzua. Qëllimet e pashpallura individuale janë qëllime të ulëta, dhe gjithsekush ka përgjegjësi strikte individuale. Ne do mbanin përgjegjësi në raste se do isha dhe do ishim të pavendosur, në rastrin më të mirë dhe të kundër vendosur në rastin më të keq ndaj shfaqjes së shkeljes së ligjit nga ana e cilitdo brenda rrethit të kësaj force qeverisës. Unë jam njeri më i interesuar, që asgjë që përbën një shkelje të ligjit dhe një dëm të interesit të publikut të mos kalo0jë e pandëshkuar. Përgjegjësia ime morale është ta çoje deri në fund këtë përpjekje për të ndarë rrugët me të gjithë atë që tradhtojnë qëllimet e përbashkëta he mendoj se kjo është një bisedë kotë, sepse ne i kemi hapur këtë rrugë dhe këtë e kam thënë qysh në krye të herës dhe na duhet një drejtësia që do godasë të gjitha ata që janë të veshur me pushte, na duhet një drejtësi që duhet të godasë qoftë dhe brenda qeverisë kur një individ dhe një person ka shkelur ligjin dhe të gjithë parimin e punëve të përbashkëta. Nuk e shoh fare se cfarë ju mundon pafundësisht në këtë pikë, kur kjo pikë është shumë e qartë”, u shpreh Rama.
Më tej shefi i qeveisë, tha se duhet bërë më shumë punë në forcimin e sistemit të brendshëm, me qëllim eliminimin e shkeljeve.
“Na duhet më shumë punë për të garantuar që sistemet e qeverisë së brendshme të jenë më të sigurta dhe më ta paprekshme nga dëshira për të abuzuar nga njëri apo tjetri. Do të heqim prokurimet nga ministrisë, dhe nga ana tjetër do të krijohen kushte që agjencitë që bëjnë prokurorinë të punojmë me agjenci të specializuara ndërkombëtarë, por po punojmë me modelin e ri të inteligjencës artificiale për prokurimet, pasi do eliminojnë 95% të punës së njeriut në prokurorët publike. Duke forcuar sistemet e bën të pamundur subjektivitetin e njeriut për shkeljen e ligjit, por edhe kjo do kohën e vet”, tha Rama.
Kryeministri u pyet edhe për rastin e Sali Berishës, i cili është marrë nën hetim nga SPAK për korrupsion. Ai tha se nuk pranon të komentojë, perona, të cilët janë shpallur non grata nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“ Nuk kam asnjë koment për non gratat, sepse nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA, e kam thënë qysh në krye të herës”, tha ai.