“Të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., më datë 22 nëntor, në ora 15:45min në qytetin e Suharekës, saktësisht në lokalin Argjendaria “Diakos 2“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B:, me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të pandehurit B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L:C., që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa ……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., arrestohen nga Policia. I pandehuri, T.B., më datë 30 nëntor,2023 në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë familjare të të pandehurit T.B., gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë, me urdhër së procedurës paraprake Policia ka gjetur një (1) revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS end B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin për armë”, thuhet tutje në njoftim.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gadaf Uzairi: “VMRO shpif për të shpërqendruar, Aleancës nuk i duhen privilegjet e pushtetit – ne i kthehemi qytetarit”
- Krizë brenda Vetëvendosjes: Ikë nga Qeveria e Kurtit një nga figurat kryesore që e ndihmoi në rritjen e partisë
- Mucunski: Nuk ka ndryshime kushtetues nëse nuk marrim garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes
- Shkollat fillore nën llupën e MASH: keqpërdorime dhe mungesë kontrolli mbi fondet komunale
- Borrell: Evropa e njeh Bujar Osmanin si lider që ka sjellë rezultate
- Në Kuvend do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione
- Analisti i pavarur Sulejman Mehazi mbështet Bajram Rexhepin për Tetovën
- Vrasje tragjike në Kavadar: 43-vjeçari humbi jetën pas një përleshjeje para kazinoje
- Taravari: Pas zgjedhjeve lokale koalicioni VLEN do të zhduket
- Raporti i SHBA-ve: Në RMV janë vërejtur brutalitet policor ndaj të burgosurve dhe mbrojtje e dobët për refugjatët