Data e turneut është ende larg, ka edhe një kampionat europian në mes, por thashethemet e fundit tashmë po ngrenë zërin për Kupën e Botës së ardhshme të planifikuar për në 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi vjen nga Brazili: Gjykata e Drejtësisë së Rio de Zhaneiros ka shkarkuar presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit Ednaldo Rodrigues.
Ish-drejtuesi u dënua për marrjen e detyrës në mënyrë të paligjshme, përmes një marrëveshjeje me Prokurorin Publik të Rio de Zhaneiros.
Federata ka emëruar tashmë një president të përkohshëm, José Perdiz.
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive do ta mbajë këtë rol për 30 ditët e ardhshme, deri në zgjedhjet e reja.
Megjithatë, problemet e brendshme të Brazilit mund të kenë pasoja edhe në Botërorin e ardhshëm.
Siç raporton RMC Sport, në fakt ndër sanksionet e mundshme ‘të jashtme’ për këtë rast është edhe përjashtimi nga turneu ndërkontinental.
Kaosi në Federatë dhe përjashtimi nga Botërori i ardhshëm mund të ndryshojnë gjithashtu të ardhmen e Carlo Ancelottit.
Trajneri i Real Madridit, në fakt, ishte kandidati i fortë i Ednaldo Rodrigues për stolin e Seleçaos. Tani gjërat mund të ndryshojnë.