Netanyahu: Hamasi shkeli kushtet e armëpushimit, nuk pranoi të lirojë pengje të tjera

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, dhe se në këtë mënyrë ka shkelur kushtet e armëpushimit.

“Hamasi nuk i liroi të gjitha gratë pengjet siç ishte rënë dakord dhe sulmoi Izraelin me raketa këtë mëngjes”, thuhet në reagimin zyrtar.

Më tej, zyra e tij shton se Izraeli mbetet i përkushtuar për arritjen e objektivave të tij të lirojë pengjet, të eliminojë Hamasin dhe të “sigurojë që Gaza kurrë nuk do të përbëjë kërcënim për banorët e Izraelit”.

Sipas Izraelit, Hamasi ka lëshuar një raketë në territorin e izraelit duke shkelur kështu armëpushimin.