Nesër, (04.12.2023) në ora 9:30, Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe prokurori themelor publik i Prokurorisë Publike Shkup, Gavril Bubevski, do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media në ndërtesën e Prokurorisë Publike.
Arsyeja e konferencës së jashtëzakonshme për shtyp është vrasje makabre e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska./TS